Rritja e GDP-së botërore pritet të jetë 2.9 për qind
Vjenë, 22 nëntor - Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë globale në vitin 2020 nga 3 % në 2.9 %.
Sivjet rritja e GDP-së botërore pritet të jetë 2.9 %, nga 3.5 % që ishte vjet.
Kryeekonomistja e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik Laurence Boone u shpreh se ky do të jetë ritmi më i ngadalshëm i rritjes në dekadën e fundit.
Organizata u shpreh se kërkohet veprim i guximshëm për të përballuar nivelet e larta të pasigurisë përpara të cilave gjenden bizneset dhe ndryshimet themelore që po ndodhin në ekonominë globale.
Parashikohet se vitin e ardhshëm dhe në 2021-shin, rritja e ekonomisë amerikane do të ulet në 2 %.