Rritja e GDP në Itali do të jetë më e vogël sesa parashikohej
Romë, 22 shtator - Qeveria italiane mendon se këtë vit dhe vitin e ardhshëm rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) në Itali do të jetë më e vogël sesa parashikohej.
Sipas një dokumenti të publikuar pas mbledhjes së kabinetit italian të enjten, sivjet rritja e GDP-së do të ulet në masën 2.4 për qind, nga 1.2 për qind që ishte parashikimi.
Ndërkaq, në 2013-n rritja është përcaktuar se do të bjerë me 0.2 për qind, në vend të ngritjes së parathënë prej 0.5 për qind.
Borxhi shtetëror në Itali pritet të jetë sivjet sa 123.3 për qind e GDP-së, ndërsa vitin e ardhshëm 122.3 për qind.