Rritja e ekonomisë turke parashikohet të jetë 4,5%
Ankara, 16 janar - Sipas raportit të Bankës Botërore mbi Perspektivat e Ekonomisë Globale ë vitin 2014, rritja e ekonomisë turke parashikohet të jetë 4,5%, kurse për vitin 2015 parashikohet një rritje prej 4,7%.
Ekonomia turke do të shënojë rritje edhe në 3 vitet e ardhshme.
Banka Botërore publikoi Raportin mbi Perspektivat e Ekonomisë Globale.
Në raportin e saj Banka Botërore parashikon një rritje më të fuqishme e varur kjo nga shtysa që do të marrin tregjet në ekonomitë e zhvilluara.
Sipas raportit në vitin 2014 rritja e ekonomisë turke parashikohet të jetë 4,5%, kurse për vitin 2015 parashikohet një rritje prej 4,7%.
Këtë vit për ekonominë botërore parashikohet një fuqizim i saj me anë të shtytjes së lartë që do të sjellin të hyrat e rritjes në vendet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të larta. Pas një krize financiare 5-vjeçare parashikohet më në fund një dalje në rrugë të drejtë, shkruan raporti.
Sipas raportit edhe këtë vit pritet që ekonomia kineze të vazhdojë të ketë një rritje të fuqishme, ndërkohë që paralajmëron për luhatje në shifrat e rritjes ekonomike për shkak të rritjes së interesave globale si pasojë e një tërheqjeje të mundshme të Bankës Federale Amerikane (FED) nga stimulimet monetare të tregjeve.
Rritja e ekonomisë globale nga 2,4% që u realizua vitin e kaluar këtë vitet parashikohet të jetë 3,2%, kurse për vitet 2015 dhe 2016 rritja parashikohet të jetë përkatësisht 3,4 dhe 3,5%.