15 Nëntor 2024

Rritja e ekonomisë kineze do të jetë 6.7 për qind këtë vit

Pekin, 12 prill - Banka Botërore ka parashikuar se rritja e ekonomisë kineze në vitin 2016 do të jetë 6.7 për qind.

Ngadalësimi i rritjes është parashikuar kryesisht në sektorët e pasurisë së paluajtshme dhe të prodhimit.

Në shumë industri parashikohet mbikapacitet, ndërkohë sektori i shërbimeve mbetet i fortë.

Kryeekonomisti i Bankës Botërore John Litwack shpjegoi se sfida më e madhe e Kinës është realizimi i kalimit ekonomik.

\"Riekuilibrimi, lëvizja drejt burimeve të tjera të rritjes, shërbimet, prodhimi tradicional, konsumi sesa investimet. Ne mendojmë se Kina po përparon.\"

Pavarësisht rritjes së ngadalshme të GDP-së, hapja e vendeve të punës në qytet kaloi parashikimet e 2015-s.

Por, Banka paralajmëroi se rritja e kredive do të vazhdojë të tejkalojë rritjen e GDP-së 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)