07 Nëntor 2024

Rritja e ekonomisë botërore pritet të përshpejtohet

Washington, 19 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se parashikimet për ekonominë globale janë më të mira nga sa pritej, por paralajmëroi se protektonizmi dhe tensionet gjeopolitike mund ta dëmtojnë rritjen ekonomike.

FMN-ja e publikoi raportin të martën, një javë para takimit të përvitshëm të zyrtarëve më të lartë të ekonomisë botërore dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington.

FMN-ja thotë se rritja e ekonomisë botërore pritet të përshpejtohet, nga 3,1 për qind që mendohej më parë, në 3,6 për qind në vitin 2018.

Në raportin e FMN-së thuhet se megjithatë ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë negativisht tek rritja ekonomike, si presionet politike për kufizimin e tregtisë, për të cilat ata thonë se mund ta dëmtojnë rritjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)