07 Nëntor 2024

Rritja e ekonomisë amerikane i shërben gjithë ekonomisë globale

Washington, 24 prill - Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin thotë se ekonomia amerikane është pozicionuar për rritje.

Pas takimit dje me drejtuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Mnuchin tha se rritja e ekonomisë amerikane i shërben gjithë ekonomisë globale.

Ai tha se në planin e brendshëm ai do të përqëndrohet në thjeshtëzimin e kodit fiskal amerikan, që shtetasi amerikan të jetë në gjendje “ta bëjë deklarimin e taksave në një kartolinë”.

 Ai foli gjithashtu për tregtinë globale, duke thënë se administrata Trump kërkon që tregtia e lirë dhe e drejtë të zhvillohet në interes të të dyja vendeve që tregtojnë.

Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump e ngriti shpesh çështjen e pakteve tregtare të Amerikës, të cilat i fajësonte si të padrejta ndaj punëtorit amerikan dhe si shkaktare të mbylljes së shumë operacioneve të prodhimit industrial në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)