Rritja e depozitave bankare greke rrit besimin në ekonomi
Athinë, 14 shkurt - Zgjerimi i bazës së depozitës së bankave greke ka treguar një rritje të besimit në ekonominë e vendit dhe në sistemin bankar, njoftuan zyrtarët e Bankës Qendrore të Greqisë.
Gjatë periudhës maj-dhjetor 2017, depozitat e sektorit privat në bankat greke arritën një vlerë prej 7,4 miliardë euro; 4,8 miliardë nga familjet greke, nga të cilat 50% u mbajtën jashtë sistemit bankar.
Një faktor tjetër i klimës së përmirësuar është edhe rritja e “të ardhurave të reja”, depozitat e reja që nuk i nënshtrohen kontrolleve të kapitalit.
“Të ardhurat e reja” arrijnë vlerën e 30 trilionë eurove, nga një total prej 126 trilionë eurosh në depozitat e sektorit privat që vijnë kryesisht nga familjet, produktet e investimit, të ardhurat nga jashtë vendit dhe depozitat nga kompanitë tregtare.