24 Dhjetor 2024

Rritja e çmimeve në Nigeri shtyu 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë

Abuja, 17 qershor - Rritja e çmimeve të ushqimeve në Nigeri shtyu 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë vetëm në vitin 2020, sipas një raporti nga Banka Botërore në Nigeri.

Azhurnimi më i fundit i Bankës Botërore për Zhvillimin e Nigerisë (NDU) tha se pavarësisht rritjes ekonomike, çmimet po rriten me shpejtësi, "duke ndikuar rëndë tek familjet nigeriane".

Raporti, i titulluar "Qëndrueshmëria përmes Reformave", thekson se që nga prilli 2021, norma e inflacionit ishte më e larta në katër vjet, duke shtuar se çmimet e ushqimeve përbënin mbi 60 për qind të rritjes së përgjithshme të inflacionit.

Më 12 qershor, Presidenti Muhammadu Buhari tha se qeveria shpëtoi 10,5 milionë nigerianë nga varfëria në dy vitet e fundit.

Buhari theksoi se qeveria u ofron mundësi pune fermerëve, artizanëve, grave dhe tregtarëve në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)