19 Nëntor 2024

Rritet varfëria në Francë

Paris, 21 janar - Përgjatë tre viteve të kaluar është rritur në masë të dukshme numri i të varfërve në Francë dhe aktualisht kjo shifër është afër një milion persona.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se Ministria e Financave të Francës pas një hulumtimi të bërë në lidhje me numrin e të varfërve në këtë vend, ditën e hënë ka deklaruar se në vitin 2011 numri i personave që jetonin në varfërinë të plotë në këtë vend ishte 900 mijë persona.

Sipas këtij burimi, shkaku i rritjes së numrit të personave të varfër në këtë vend ka qenë kriza ekonomike në vitin 2008-2009.

Ministria e Financave në Francë gjithashtu ka bërë të ditur se në vitin 2009 prodhimi bruto në Francë ka rënë për 2.5% si dhe kanë falimentuar mbi 65 mijë kompani duke rritur numrin e të papunëve deri në 331 mijë persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)