Rritet varfëria ekstreme në Kosovë
Prishtinë, 13 mars - Të dhënat e fundit të Bankës Botërore dhe Agjencisë së statistikave japin shifra shqetësuese mbi varfërinë në Kosovë.
Afro 30 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 10.2 për qind nën kufirin e varfërisë së skajshme. Varfëria ekstreme është më e shprehur në zonat rurale.
Afro 30 për qind e popullsisë në Kosovë jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 10.2 për qind nën kufirin e varfërisë së skajshme. Kjo kategori e popullsisë jeton me 1.72 euro në ditë. Këto janë të dhënat e fundit të Bankës Botërorë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi varfërinë në Kosovë.
Në raportin Varfëria në konsum në Kosovë në vitin 2011, jepen shifra shqetësuese mbi nivelin e varfërisë së skajshme. Varfëria ekstreme është më e shprehur në zonat rurale.
Duke u bazuar në ABEF-in e vitit 2011, është vlerësuar se 29.7 për qind e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme.\"
\"Duke krahasuar të dhënat për të tre vjetët, mund të vërehet se shkalla e varfërisë është zvogëluar për 5 pikë të përqindjes prej vitit 2009 në vitin 2010 dhe është rritur në masë të vogël nga viti 2010 në vitin 2011 për 0.5 pikë të përqindjes, thuhet në këtë raport.
Sipas këtyre gjetjeve, shkallët e varfërisë të tre vjetët janë më të larta në vendbanimet rurale, përveç shkallës së varfërisë së skajshme të vitit 2009 që është më e lartë në vendbanimet urbane.
Nga vitit 2009 në vitin 2010 thellësia e varfërisë është zvogëluar, ndërsa është rritur ndjeshëm nga viti 2010 në vitin 2011. Trend i ngjashëm ka karakterizuar ndryshimet në thellësinë e varfërisë së skajshme.
Sipas raportit, thellësia e varfërisë është më e lartë në vendbanimet rurale në 2010 dhe 2011, ndërsa e kundërta qëndron për vitin 2009, shkruan Express.
Ndërkaq, thellësia e varfërisë së skajshme është pothuajse e njëjtë në vendbanimet urbane dhe rurale.