27 Prill 2025

Rritet varfëria

Prishtinë, 12 prill - Numri i qytetareve që po jetojnë në varfëri të skajshme po rritet nga dita në ditë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se gjatë vitit 2011 varfëria ekstreme në vendin tonë është rritur për 2 për qind krahasuar me një vit në herët.

Duke u bazuar në raportin e ASK-së është vlerësuar se 29.7 për qind e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme.

Duke krahasuar të dhënat për të tri vitet, mund të vërehet se shkalla e varfërisë është zvogëluar në vitin 2009 në vitin 2010 dhe është rritur në masë të vogël nga viti 2010 në vitin 2011.

Përndryshe nëse bazohemi në të dhënat e fundit të regjistrit të popullsisë del se rreth 200 mijë qytetare të Kosovës jetojnë me rreth 30 euro në muaj, para këto për ushqim, pagesa të shërbimeve publike, por edhe për nevoja tjera familjare.

Krahasuar me një vit më parë shuma për kokë banori e qytetareve që jetojnë në varfëri të skajshme është ngritur për 13 cent, ndërkaq krahasuar me vitin 2009 është ngritur vetëm për 18 cent, në atë kohë ka qenë 1 euro e 2 cent për kokë banori, ndërkaq në vitin 2011 ka arritur në 1.20 euro për kokë banori në ditë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)