15 Janar 2025

Rritet transporti i mallrave brenda dhe jashtë Bullgarisë

Sofje, 27 nëntor - Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012 ka rritje të transportimit rrugor dhe ujor mallrash me 7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, derisa distanca reale në të cilën u transportuan mallrat po ulet me afro 6 për qind, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës.

Kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012 udhëtarët e transportuar me transportim rrugor, ujor dhe urban rriten me 0.1 për qind. Rritje vëzhgohet si në transportimet e brendshme, ashtu edhe te këto ndërkombëtare.

Tek transportimet e brendshme shkaku është transportimi i naftës në distancë të gjatë, ku rritje është prej 26 për qind. Te transportimet ndërkombëtare rritja është për shkak të transportit automobilistik mallrash me qëllim shkëmbim tregtar, kur u regjistrua rritje prej afro 1 mln dhe 200 mijë tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)