16 Nëntor 2024

Rritet shkalla e papunësisë në Turqi

Ankara, 17 nëntor - Shkalla e papunësisë në muajin gusht në Turqi krahasuar me muajin e mëparshëm është rritur me 0,3 pikë dhe është realizuar në nivelin 10,1%.

Për të njëjtën periudhë (gusht 2015) numri i të papunëve u rrit në 3 milionë e 58 mijë persona.

Statistikat e fuqisë punëtore për muajin gusht 2015 u bënë të ditura nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜIK).

Numri i të papunëve për moshat 15 vjeç e lartë në muajin gusht në Turqi, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, është shtuar me 114 mijë persona.

Shkalla e papunësisë ka qëndruar 10,1% duke mos treguar asnjë zhvillim të rëndësishëm.

Gjatë të njëjtës periudhë shkalla e papunësisë në sektorin jobujqësor është rritur me 0,1 pikë duke u realizuar në nivelin e 12,4%.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë që përfshin grupmoshën 15-24 vjeç ka pësuar një rënie me 0,6 pikë dhe është realizuar 18,3%, ndërsa për grupmoshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë nuk ka pësuar ndryshime, dhe ka qëndruar në nivelin e mëparshëm 10,3%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)