20 Nëntor 2024

Rritet sektori i shërbimit në SHBA

Washington, 6 gusht - Ritmi i rritjes në sektorin më të madh të ekonomisë amerikane, u përshpejtua në korrik.

Raporti i sotëm i një organizate biznesi tregon se sektori i shërbimeve u zgjerua më shpejt nga ç’kishin parashikuar shumë ekonomistë.

Sektori i shërbimeve mbulon pjesën më të madhe të forcës së punës, përfshirë shitje-blerjet, kujdesin shëndetësor, shërbimet financiare dhe fusha të tjera.

Sipas Institutit për Menaxhimin e Ofertës, sektori i shërbimeve u rrit me afro katër për qind duke kapur shifrën 56 për qind.

Çdo shifër që kalon mbi 50 për qind, është tregues rritjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)