20 Nëntor 2024

Rritet punësimi për pjesëtarë të komuniteteve në nevojë

Fushë Kosovë, 13 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëfinancim për përkrahje komuniteteve në nevojë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e Zhvillimit të OKB-së dhe në emër të Kryetarit të Komunës Z. Burim Berisha, dokumentin e nënshkroi Z. Fadil Krasniqi, nënkryetar.

Në kuadër të projektit të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) “Ndërtimi i një të ardhme më të mire për qytetarët e Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, financuar nga Fondi i Mirëbesimit i Sigurisë Njerëzore (HSTF), komuna e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në, kanë zhvilluar Paktin Territorial të Punësimit (PTP).

PTP është një inovacion institucional, ku akterë të ndryshëm në nivel lokal marrin rol dhe përgjegjësi plotësuese në funksion të objektivave për punësim. PTP 2013 në Fushë Kosovë përfshinë më se 15 partnerë vendor.

Zbatimi i PTP-së 2013 që përbëhet nga shtatë intervenime në funkcion të gjenerimit të punësimit, kap vlerën prej  567,819 dollarë, prej të cilave shuma e 362,700 dollarë janë kontribut i Komunës së Fushë Kosovës, ndërsa 205,119 dollarë janë kontribut i UNDP-së.

Rreth 500 invidë do të përfitojnë nga PTP; do të gjenerohen mbi 280 vende të reja pune për individët më të rrezikuar të komunitetit, nga të cilat do të përfitojnë pjesëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të rinj dhe gra  që janë jashtë tregut të punës për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, do të përmirësohen kushtet e banimit për rreth 200 individë, dhe  do të bëhet fuqizimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjeve mikro-rurale në sektorin e  bujqësisë.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe Znj. Valbona Bogujevci- Koordinatore e Programit të UNKT-së dhe Ekrem Berjani, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Komunën e Fushë Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)