Rritet prodhimi industrial turk
Paris, 10 qershor - Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë indeksi i prodhimit industrial në fund të muajit prill u rrit me 4,6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Parashikimet ishin për një rritje në nivelin 3,9%.
Peshën më të madhe të rritjes që u regjistrua në prodhimin industrial për këtë periudhë e zunë sektori minerar dhe guroreve. Rritja në këta sektorë u realizua përkatësisht me 9,3%.
Këta dy sektorë i ndoqën sektori i prodhimit industrial, prodhimi i energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionauar si dhe shpërndarjes së tyre.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi edhe raportet e të ardhurave reale që u kanë siguruar investitorit instrumentet financiare investuese për muajin maj 2014.
Sipas kësaj muajin e kaluar të ardhurat më të larta reale sollën investimet në Indeksin e 100 të Bursës së Stambollit.