Rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë
Bruksel, 1 nëntor - Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonë është rritur me 0,6 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, sipas një vlerësimi të agjencisë së statistikave të BE-së "Eurostat".
Përqindja e papunësisë në zonën e BE-së dhe në Eurozonë është regjistruar përkatësisht 7.5% dhe 8.9%, nivelet më të ulëta këto në vitet e fundit.
Sipas vlerësimit të Eurostatit, ekonomia në BE dhe Eurozonë vazhdon prirjen e rritjes, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rimëkëmbeje.
Sipas të dhënave të shtatorit, përqindjet më të ulëta të papunësisë u regjistruan në Çeki 2.7%, Gjermani 3.6% dhe Maltë 4.1%. Vendet me nivelin më të lartë të papunësisë janë Greqia (21.0% në korrik) dhe Spanja (16.7%).