19 Nëntor 2024

Rritet papunësia në Turqi

Ankara, 17 dhjetor - Agjencia shtetërore turke e punësimit (ISKUR) publikoi të dhënat zyrtare të papunësisë për muajin shtator 2013.
Papunësia në muajin shtator ka shënuar një rritje të ndjeshme dhe është realizuar në nivelin 9,9 për qind, por pavarësisht ndikimit të madh të punëtorëve sezonalë, ajo nuk ka kaluar në numrat me dy shifra.

Në krahasim me të njëjtë periudhë të vitit të mëparshëm, papunësia në muajin shtator 2013 është rritur me 292 mijë persona dhe ka kapur totalin 2 milionë e 831 mijë të papunë.

Kurse numri i të punësuarve gjatë të njëjtës periudhe është rritur me 336 mijë persona, duke arritur në gjithsej 25 milionë e 808 mijë të punësuar.

24, 7 për qind e punësimit është realizuar në fushën e bujqësisë; 19 për qind në industri; 7,3 në ndërtim dhe 49 për qind në sektorin e shërbimeve.

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore për muajin shtator 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka regjistruar një rritje me 0,3 për qind dhe është realizuar në gjithsej 51,3 për qind.

Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me të dhënat e papunësisë.

"Sot normat tona të papunësisë janë më ulëta se shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Objektivi ynë është që ta ulim papunësinë në 5-6 për qind", sqaroi ministri Çaëllajan në komunikatën e tij me shkrim.

Shefi i ekonomisë turke theksoi se që nga viti 2009 e këtej, vit ky që shënoi kulmin e krizës ekonomike në botë, në total është regjistruar një rritje me rreth 6 milionë persona të punësuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)