16 Maj 2024

Rritet papunësia në Spanjë

Madrid, 3 janar - Mos zbatimi i marrëveshjes së arritur në samitin e dhjetorit në Bruksel nga liderët europiane duket se po rëndon më tepër në xhepat e qytetarëve.

Numri i të papunëve në Spanjë është rritur për pesë muaj me radhë duke i dhënë fund 2011 me një rritje të përgjithshme 7,86%.

Javën e kaluar, qeveria e re konservatore e Spanjës njoftoi një paketë për reforma ekonomike që përfshin shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave për të luftuar një deficit publik, i cili sipas analistëve mund të jetë më i lartë se tetë përqind.

Kriza e borxheve detyroi Spanjën të ndryshojë edhe qeverisjen, e duke i dhënë kështu “OK” miratimit të masave antikrizë.

Sipas zëvendëskryeministrit qeveria duhet të bëjë kursime me vlerë më shumë se 35 miliard euro në 2012 për të përmbushur qëllimin e saj për të mbajtur deficin në 4.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një sondazh i gazetës El Mundo theksonte se njerëzit janë pesimist për një rimëkëmbje ekonomike para vitit 2013. Vetëm 15.1 përqind thanë se pritet një rimëkëmbje gjatë këtij viti, ndërkohë që 37 për qind besojnë se ekonomia spanjolle gjatë 2012 do të jetë edhe më keq se sa në vitin 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)