Rritet papunësia në SHBA
New York, 3 dhjetor - Ekonomistët perëndimorë flasin për një rritje masive të papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas televizionit Euronews duke cituar statistikat e ministrisë amerikane të punës, bëhet e ditur se gjatë muajit nëntor në Amerikë edhe disa mijëra amerikanë të tjerë kanë humbur vendet e tyre të punës.
Kjo ndodhë në kohën kur administrata amerikane pretendon se gjatë muajit tetor ka krijuar 120 000 vende të reja të punës.