02 Maj 2024

Rritet papunësia në SHBA

Washington, 2 prill - Papunësia në Amerikë ra në muajin mars në nivelet më të ulëta në dy vite ndërkohë që qeveria amerikane njofton se ekonomia pati arritje të mëdha në krijimin e vendeve të punës.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se shkalla e papunësisë kishte rënë në 8.8 përqind, 0,1 përqind më e ulët se sa një muaj më parë, dhe 1 përqind më e ulët se në muajin nëntor.

Ekonomia fitoi 216 mijë vende pune që erdhën nga sektori privat, i cili tejkaloi vendet e punës që humbi qeveria.

Ndërkohë që ekonomia amerikane e merr veten pas recesionit më të rëndë në dhjetëra vite, tregu i punës ka qënë i dobët në fusha is prodhimi, eksportet dhe fusha të tjera të ekonomisë.

President Barak Obama tah se vendet e krijuara të punës tregojnë se ekonomia po jep shenja të një fuqizimi real. Në një fjalim që mbajti në periferi të Uashingtonit, zoti Obama tha se 1.8 milion vende pune janë krijuar gjatë vitit të fundit.

Ai u zotua gjithashtu se do të bëjë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e rimëkëmbjes së ekonomisë në mënyrë që çdo amerikan, që dëshiron të punojë, të mund të gjejë një vend pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)