Rritet papunësia në Greqi
Athinë, 7 qershor - Zyra e statistikave e Greqisë ka njoftuar se në këtë vend është rritur dukshëm papunësia.
Sipas rrjetit televiziv Press Tv, zyra e statistikave e Greqisë përmes një deklarate, ka njoftuar se Greqia është duke u përballur me një stagnim të ekonomisë së vendit edhe përkundër zbatimit të masave të ashpra të kursimit ekonomik, papunësia në vend është rritur në masë të madhe.
Sipas këtij burimi, papunësia në Greqi në muajin Mars të këtij viti ishte 26.18 %, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 26.17 %.
Zyra e statistikave e Greqisë gjithashtu njofton se që nga fillimi i krizës në vitin 2009, çdo ditë 700-1000 persona kanë mbetur të papunë.
Greqia është vendi me papunësinë më të lartë në eurozonë edhe përkundër faktit se është shteti i cili ka filluar me kohë zbatimin e masave të kursimit ekonomik