Rritet papunësia në Gjermani
Berlin, 1 mars - Përqindja e papunësisë në Gjermani gjatë muajit shkurt është rritur me 0,1 pikë në raport me muajin janar duke arritur në 7,4 për qind, ndërkohë që numri i të papunëve me të dhëna bruto është rritur me 26 000 duke arritur në 3,11 milion, sipas Agjencisë për punën.
Sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, ndjekur më shumë nga ekonomistët, numri total i të papunëve nuk ka ndryshuar, sipas një komunikate.
Analistët e pyetur nga Dow Jones Newswires presin një rënie prej 5 000 personash.