Rritet papunësia në Francë
Paris, 27 dhjetor - Pas një uljeje gjatë muajit tetor, numri i personave në kërkim të një vendi pune në Francë ka pësuar sërish rritje, gjatë muajit nëntor, me 17.800 persona të regjistruar si të papunë, duke arritur në total një nivel rekord prej 3,29 milionë të papunë, njoftoi të enjten Ministria franceze e Punës.
Duke përfshirë edhe personat që kanë punuar me kohë të pjesshme apo me një kontratë pune afatshkurtër, tendenca është gjithmonë në ulje, me 6.900 persona më pak, rreth 4.87 milionë në kryeqytet.
Ky është faktori që ministri i Punës, Michel Sapin, deklaroi se kthesa e ekonomisë është në drejtimin e duhur dhe e mirë nisur gjatë tremujorit të katërt të vitit, ku i referohej premtimit të Presidentit François Hollande për një kthesë të itinerarit të papunësisë në fund të vitit.