03 Maj 2024

Rritet papunësia në Eurozonë

Bruksel, 2 korrik - Papunësia shënoi sot një rekord të ri në 17 shtete të Eurozonës.

Zyra për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se në muajin maj është ngritur në 11.1 për qind papunësia e cila në muajin prill ishte 11 për qind.

Shifrat tregojnë se Spanja vazhdon të ketë shifrën më të lartë të papunësisë me 24.6 për qind të popullatës së saj e cila mbetet e papunë.

Pason Greqia e zhytur në borxhe.

Në tërësi, sipas Eurostatit, 17.6 milion njerëz janë të regjistruar të papunë në Eurozonë gjatë muajit maj e që janë 1.8 milionë më shumë se në muajin paraprak. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)