Rritet optimizmi i blerësve gjermanë
Berlin 27 janar - Optimizmi te konsumatorët gjermanë për muajin shkurt kërcyen në nivelin më të lartë gjatë tri viteve të fundit, tregon raporti i institutit GFK.
Raporti sinjalizon një fillim të mbarë të vitit për ekonominë më të madhe evropiane.
Instituti GFK, selia e të cilit është në Nonberg, në raportin bën të ditur se indeksi për disponimin e konsumatorëve është rritur në 5,7 pikë, indeksi për muajin janar arrinte 5,5 pikë.
Treguesit në anketën mbështeten në anketën e zbatuar në 2.000 amvisëri në Gjermani, ata tregojnë idenksin më të madh që nga tetori i vitit 2007.
Besimi i rritur i konsumatorëve tregon se ekonomia gjermane deri tani nuk tregon shenja të rrezikimit si rezultat i krizës në Eurozonën.