20 Nëntor 2024

Rritet numri i të rinjëve të papunë në Çeki

Pragë, 17 korrik - Për një kohë të gjatë në Çeki shpresohej se vendi do të kursehej nga papunësia e të rinjve - siç e quan ndryshe presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy “ndoshta problemi më emergjent në BE”.

Me një nivel të papunësisë gati rreth 20 për qind vendi ndodhet nën mesatarën e BE-së por që nga fillimi i krizës ekonomike numri i të rinjve çek të papapunë është dyfishuar.

Ndërkohë edhe në ministrinë e Punës në Pragë po flitet për një “situatë emergjente”.

Në raportin e fundit Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO- e rendit Çekinë në mesin e vendeve që kërcënohen nga trazirat sociale - edhe për shkak të numrit në rritje të të rinjve me një të ardhme pa perspektivë.

Me transformimet postsocialiste ka ndryshuar edhe tregu i punës në Çeki. “Për një kohë të gjatë absolventët e rinjë ishin në gjendje shumë të mirë”, thotë Filip Pertold expert i tregut të punës në Institutin mbi hulumtimet ekonomike “IDEA”.

Ata i priste puna në fusha të ndryshme si ajo e teknologjisë informative apo si këshilltar ligjor. Ka afro pesë vite qëkur ikën këto kohë.

Së bashku me recesionin erdhi edhe ndërpreja e hapjes së vendeve të reja të punës. Kjo goditi më së shumti ata që sapo donin të fillonin jetën profesionale.

“Por, kjo nuk do të thotë se ndërmarrjet patjetër janë në krizë. Mjafton që ato të ndihen të pasigurta kur bëhet fjalë për të ardhmen”, shprehet Pertold.

Politika e kursimeve të rrepta e koalicionit të qendrës së djathtë deri vonë në pushtet shkaktoi pasiguri në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)