Rritet numri i të papunëve në Eurozonë
Bruksel, 31 gusht - Statistikat e reja të Bashkimit Evropian tregojnë se numri i të papunëve në Eurozonë ka arritur në 18 milionë gjatë muajit korrik.
Sipas agjencisë Eurostat, 88,000 persona u janë bashkuar radhëve të të papunëve në muajin e kaluar.
Papunësia në Eurozonë mbetet në 11.3 për qind, çfarë është shkalla më e lartë që nga krijimi i euros më 1999.
Spanja vazhdon të ketë papunësinë më të lartë në mesin e vendeve të BE-së, me 25.1 për qind.