Rritet numri i të papunëve në Britani të Madhe
Londër, 18 mars - Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe është rritur për 8 për qind, që paraqet nivelin më të lartë në 17 vitet e fundit.
Sipas të dhënave statistikore të Entit kombëtar për statistikë, prej nëntorit të vitit të kaluar deri në janar të vitit 2011, pa punë në Britaninë e Madhe kanë qenë 2,5 milionë njerëz.
Gjatë periudhës së njëjtë, për 32.000 është rritur edhe numri i personave që kanë gjetur punësim.
Më së shumti të papunë ka në mesin e popullatës së re prej 18 deri 24 vjeçe, ku shkalla e papunësisë arrin shifrën rekorde prej 18,3 për qind.
Ekonomistët britanikë parashikojnë se shkalla e papunësisë do të rritet deri në fund të këtij viti.