Rritet numri i të papunësuarve në Greqi
Athinë, 13 gusht - Enti grek për statistikë kumtoi se shkallë e papunësisë në muajin maj është rritur në 16.6 për qind, që paraqet kërcim prej 12 për qind në raport me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.
Në krahasim me muajin prill papunësia në maj është rritur thuajse një për qind.
Në Greqi, shteti i cili ka 11 milionë banorë dhe i cili para do kohe përballej me falimentim, janë regjistruar gjithsej 822.719 të papunësuar.