28 Prill 2024

Rritet numri i qytetarëve që futen në kredi

Prishtinë, 1 tetor - Edhe pse normat e interesit vijojnë të jenë shumë të larta qytetarët e Kosovës vijonë të marrin kredi nga bankat që operojnë në vend.

Deri në qershor të vitit 2012, vlera e kredive të marra nga qytetarët ka shkuar në 1.77 miliardë euro. 

Kjo shifër është rritur për 9.3 për qind nga viti i kaluar. Sipas Bankës Qendrorë të Kosovës (BQK) kreditë vazhdojnë të merren më se shumti nga bizneset dhe familjet kosovare.

Sipas raportit të BQK kreditë që kishin për destinim ekonomitë familjare shënuan rritje më të shpejtë gjatë pjesës së parë të vitit 2012 krahasuar me kreditë e destinuara për ndërmarrjet.

Përderisa rritja vjetore e kredive ndaj ekonomive familjare ishte 13.0 për qind kreditë për ndërmarrjet gjatë kësaj periudhe shënuan rritje vjetore prej 7.3 për qind.

“Në qershor 2012\">2012, vlera e gjithsej kredive të sektorit bankar arriti në 1.77 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 9.3 për qind, krahasuar me normën prej 15.7 për qind të regjistruar në gjysmën e parë të vitit 2011. Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive të lëshuara nga sistemi bankar, me pjesëmarrje prej 68.9 për qind, ndërsa pjesa prej 30.7 për qind përfaqësohet nga kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare”, ka vlerësuar BQK-ja në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)