Rritet numri i papunësisë në Francë
Paris, 27 qershor - Ministria franceze e punës ka bërë të ditur lajmin në lidhje me shtimin e papunësisë në këtë vend.
Ministria e punës së Francës ditën e enjte në një raport ka deklaruar se numri i të papunëve gjatë muajit maj është rritur me 24 mijë e 800 persona duke arritur shifrën rreth 3 milion e 400 mijë të papunë.
Ministria franceze e punës duke shprehur pakënaqësinë në lidhje me shtimin e papunësisë në këtë vend ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimeve në përballjen me papunësinë gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti.