18 Nëntor 2024

Rritet numri i papunësisë në Francë

Paris, 27 mars - Ministria e punës në Francë njoftoi se niveli i papunësisë përgjatë muajit shkurt në këtë vend është shtuar me 0 9 për qind duke e çuar në total numrin e të papunëve në 3.34 milion banorë.

Agjencia franceze e lajmeve citon ministrinë franceze të punës të ketë thënë se përgjatë muajit shkurt kanë humbur vendet e tyre të punës 31.5 mijë persona.

Shtimi i nivelit të papunësisë në Francë, është bërë shkak për shtimin e presioneve ndaj qeverisë socialiste të kryesuar nga presidenti Francois Holonde.

Që nga ardhja në pushtet të presidentit Holonde në Maj të vitit 2012 e deri më tani më shumë se 420 mijë persona në Francë, kanë humbur vendet e tyre të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)