07 Nëntor 2024

Rritet numri i grave që hapin biznese në SHBA

Washington, 4 gusht - Gratë në Shtetet e Bashkuara po hapin biznese me një ritëm 1.5 herë më të lartë sesa burrat dhe shumë prej tyre e kanë gjetur ndihmën tek një autore që i nxit ato të bashkëpunojnë dhe jo të ndjekin taktikat konkurruese të biznesit që përdorin burrat.

Sipërmarrja efektive mund të ndihmojë tek ngushtimi i hendekut mes burrave dhe grave, që Forumi Ekonomik Botëror thotë se përndryshe do të donte dekada të mbyllej.

 Siç njofton Zëri i Amerikës, ekspertët thonë se mbi një e treta e bizneseve amerikane drejtohet nga gratë dhe pritet që numri i tyre të rritet.

Për një numër në rritje njerëzish që punojnë jashtë ambjenteve tradicionale të kompanive, gjetja e kujdesit për fëmijët dhe e një vendi të qetë për të punuar, janë probeme të mëdha.

Sipërmarrësja Nicole Dash i sheh këto probleme si mundësi, dhe hapi një kompani që e quajti “Lojë, Punë ose Dash" që kujdeset për fëmijët ndërsa prindërit punojnë ose takohen me klientë.

"Fleksibilitet, kujdes cilësor për fëmijët kur iu duhet dhe një gjë të tillë nuk e gjen dot askund tjetër”.

Dash thotë se gratë fillojnë biznese për të gjetur një balancë më të mire mes punës dhe familjes, më shumë pavarësi dhe kontroll në ditën e tyre dhe sigurisht për të nxjerrë fitime”.

Autorja e librit "Gratë e Suksesshme në Biznes”, thotë se gratë hapin 1 mijë e 200 kompani në ditë në Shtetet e Bashkuara dhe sjellin 1.4 trilionë dollarë nga shitjet në vit. Sage Levine, thotë se karakteristikat që kultura amerikane i sheh të lidhura me gratë, mund të jenë pikërisht formula për një biznes të suksesshëm.

"Gratë sipërmarrëse janë shumë të suksesshme kur kryejnë biznes me bashkëpunim në vend të konkurrencës, kur inkurajojnë njëra tjetrën në vend që të kontrollojnë, dhe duke ndihmuar në vend që të nxitojnë dhe sigurisht këto janë të vërteta edhe për shumë burra”.

Bruce Purdy i Administratës së Biznesit të Vogël thotë se ndryshimi i ligjeve që bëri të mundur që gratë të marrin para hua në bazë të historisë së tyre të kreditit, i ka ndihmuar gratë të fillojnë më shumë biznese. Më parë ato ishin të detyruara të mbështeteshin tek bashkëshortët, baballarët dhe të afërmit e tjerë burra. Kjo solli ndryhsime të jashtëzakonshme në relieving ekonomik.

"Në vitin 1970, vetëm pesë për qind e bizneseve ishin në pronësi të grave, sot është rreth 35 për qind."

Ai thotë se numri pritet të rritet ndërsa gratë po hapin kompani gjithnjë e më të larmishme, veçanërisht në bizneset e shërbimeve si kujdesi për fëmijët, zyrat e mjekëve, pastrimi i shtëpive dhe arsimi.

Në kompaninë e zonjës Dash, mësueses me përvojë Kirsten Howard i pëlqejnë shërbimet sepse e ndihmojnë të bëjë punën e saj ku ajo trajnon mësues të tjerë të jenë më efektivë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)