19 Nëntor 2024

Rritet niveli i varfërisë në Shqipëri

Tiranë, 13 shtator - Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar të enjten se në vend është shënuar një rritje e nivelit të varfërisë, si pasojë e krizës globale financiare dhe uljes së rritjes makro-ekonomike që nga viti 2008.

Sipas raportit, krahasuar me vitin 2008, rezulton se niveli i varfërisë në vend është rritur në shifrën 1.9 për qind, e barazvlefshme me 30 mijë të varfër më shumë.

Në një vend me rreth 3 milion banorë, niveli i varfërisë krahasuar me vitin 2012 është rritur me 2.2 për qind. Ndërsa varfëria ekstreme ka shënuar rënie nga 4.7 për qind në vitin 2002 në në 3.5 për qind në vitin 2005.

Raporti i INSTAT-it nënvizon se në zonat urbane niveli i varfërisë së tejskajshme ka arritur në 2.2 për qind, kurse në ato rurale shënon 2.3 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)