07 Nëntor 2024

Rritet niveli i papunësisë në SHBA

Washington, 2 shtator - Papunësia në Shtetet e Bashkuara u rrit paksa në muajin gusht dhe numri i vendeve të shtuara të punës ishte më i vogël nga sa parashikonin ekonomistët.

Në raportin e së premtes të Departamentit të Punës thuhej ritmi i papunësisë u rrit me 0,1 për qind, duke arritur në nivelin 4,4 për qind. Megjithatë, papunësia në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë shumë pranë nivelit më të ulët në 16 vjet.

Ekonomisë amerikane ju shtuan 156,000 mijë vende pune, një shifër disa mijë më e vogël se muajin e kaluar.

Ekonomistët e qeverisë amerikane që monitorojnë papunësinë, thonë se uragani Harvey nuk ka patur ndikim tek shifrat e reja të papunësisë, pasi të dhënat ishin mbledhur para se të godiste stuhia

Sipas raportit të papunësisë, 7.1 milionë amerikanë janë të papunë dhe 5,5 milionë kanë punë me orar të reduktuar, në kërkim të një pune me orar të plotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)