Rritet niveli i papunësisë në mesin e të rinjve evropianë
Bruksel, 30 maj - Niveli i papunësisë në radhët e të rinjve në Evropë ka arritur shkallen më të lartë përgjatë 10 viteve të kaluara.
Agjencia Tasnim e lajmeve thotë se sot më shumë se 6 milion të rinj në Evropë që janë kryesisht të moshës 25-27 vjeç janë të papunë.
Sipas statistikave më të fundit numri i të rinjve të papunë në Evropë është shumë herë më i lartë sesa niveli i tyre përpara nisjes së krizës në vitin 2008.
Në vitin 2008 niveli i papunësisë tek të rinjtë ishte 14.5% ndërsa aktualisht në vitin 2014 ky nivel ka arritur në 24%.
Sigurisht që kjo statistikë përfshin të gjithë BE dhe nëse statistikat bëhen sipas vendeve anëtare, rezultatet do të jenë akoma më tronditëse, pasi vetëm në Itali 1/3 e të rinjve rezultojnë të papunë.