Rritet niveli i papunësisë në Itali
Romë, 1 maj - Enti statistikor i Italisë bëri të ditur shtimin e nivelit të papunësisë gjatë muajit Mars të 2013 në këtë vend.
Sipas kësaj zyre, niveli i papunësisë gjatë këtij muaji në krahasim me një vit më parë është shtuar me 1.1 për qind.
Niveli i papunësisë gjatë muajit Mars 2013 në Itali është regjistruar 11.5 për qind.
Enti i statistikave në Itali në një raport të tij njoftoi edhe për uljen e fuqisë blerëse në Itali.
Papunësia dhe kriza financiare në Itali, çdo ditë e më shumë vështirëson jetën e italianëve duke i përballur ata me rrezikun e varfërisë.