05 Maj 2024

Rritet niveli i kredisë së disa shteteve në Evropën lindore

Madrid, 30 gusht - Afro një muaji, tre agjenci ndërkombëtare të vlerësimit të kredisë, \"Standard & Poor\'s\", \"Moody\'s Investors Service\" dhe \"Fitch Ratings\", kanë dhënë vlerësimet për disa shtete të Evropës lindore.

Agjencia \"Standard & Poor\'s\" kanë rritur nivelin e kredisë së Estonisë dhe Çekisë, duke bërë një parashikim e vlerësim pozitiv të nivelit të kredisë. Përsa i përket Polonisë dhe Hungarisë parashikohet që klasifikimi i tyre të përmirësohet në muajt e ardhshëm.

Me përjashtim të disa shteteve si Greqia, Spanja, Portugalia dhe disa shtete të tjera të Eurozonës ku niveli i kredisë ra, agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kreditimit vlerësoi me nota optimiste shtetet e Evropës lindore.

Ajo bëri të ditur se megjithëse kjo zonë u prek nga kriza financiare ekonomia po stabilizohet dhe do të përmirësohet më tej në të ardhmen.

Që prej vitit 2008 kur nisi kriza financiare ndërkombëtare zona e Evropës Lindore u godit keq. Megjithatë, të gjitha ato shtete të kësaj zone që kanë zbatuar planin e kursimit dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike kanë arritur sukses të konsiderueshëm.

Për shkak se pjesa më e madhe e shteteve të Evropës lindore nuk e përdorën euron, në krahasim me ato të vendeve të tjera të Eurozonës, ata mund të ndjekin politika monetare më aktive për ringjalljen e ekonomisë së tyre.

Më e rëndësishmja është se këto vende kanë shmangur dëmin e drejtëpërdrejtë nga kriza e borxheve evropiane. Prandaj, në fundin e vitit 2009, gjendja e rimëkëmbjes së ekonomisë në vendet e Evropës lindore u paraqit si më e mirë se ajo në Eurozonë.

Sipas raportit të agjencisë \"Standard&Porr\'s\", u rrit niveli i vlerësimit të Slovenisë për tre arsye, nxitja e stabilizuar e reformës financiare, stabiliteti i problemit të borxheve dhe potenciali i madh i zhvillimit të ekonomisë slovene.

Në fakt, këto tre pika janë edhe arsyet që agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë ka besim tek rimëkëmbja e shteteve të Evropës lindore. Tani, niveli i deficitit dhe ai i borxheve të vendeve të Evropës lindore ndodhen në nivele të ulëta. Estonia, Slovakia dhe Slovenia janë bërë \"vegla për stabilitet financiar\" në Evropë.

Në Evropën lindore, niveli i çmimeve dhe niveli i pagave janë ulur shumë, por niveli arsimor është i lartë. Këto kushte janë potenciale zhvillimi afatmesme dhe afatgjatë. Veçanërisht, Polonia vitet e fundit ka patur një zhvillim me ritme të shpejta të ekonomisë dhe është vend unik i BE-së që ka shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Por, në një periudhë afatshkurtër, rimëkëmbja ekonomike e shteteve të Evropës lindore u ndikua nga ndryshimi i krizës së borxheve evropiane. Tani, objektivi më i rëndësishëm është që të gjitha vendet e Eurozonës të vendosin masa efektive për të zgjidhur problemet brenda strukturës së BE-së sa më parë që të jetë e mundur, dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të krizës së borxheve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)