04 Maj 2024

Rritet me shpejtësi numri i njerëzve të varfër në botë

New York, 22 korrik - Rritet me shpejtësi numri i njerëzve në botë që ka nevojë për ndihmën e Kombeve të Bashkuara.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i njerëzve në nevojë, nga 51 milion ka arritur në 62 milionë.

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare pranë OKB-së, më shumë se 18 milion e njerëzve në nevojë gjenden në kontinentin e Afrikës, në Çad, Mali, Birmani, Niger, në disa zona të Sudanit dhe Kamerunit dhe rajoni Sahel.

Në raport bëhet e ditur se është përkeqësuar gjendja në Jemen ku nuk ka siguri dhe ushqim të mjaftueshëm, ku 60% e fëmijëve nën 5 vjeç vuajnë nga sëmundjen kronike që shfaqen si pasojë e mos marrjes së ushqimit të mjaftueshëm.

Pas Jemenit, vendi i dytë me përqindje më të lartë të fëmijëve nën 5 vjeç që vuajnë nga sëmundjen kronike që shfaqen si pasojë e mos marrjes së ushqimit të mjaftueshëm jetojnë në Afganistan.

Në Afganistan më shumë se 200 mijë janë detyruar të mbijetojnë në kushte të këqija si pasojë e përleshjeve dhe rreth 300 mijë të tjerë mundohen të mbijetojnë pas fatkeqësive natyrore që është përballur vendi.

Ndërkohë në raport tërhiqet vëmendja edhe në gjendjen në Siri.

Qindra mijëra sirianë janë ndikuar nga përleshjet që vazhdojnë për më tepër se 1 vit e gjysëm dhe për këtë arsye një pjesë e tyre janë arratisur dhe strehuar në vendet fqinjë. thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)