Rritet kriza ekonomike në Spanjë
Madrid, 1 janar - Gazeta Al Pajis, raporton se në vitin e ardhshëm, Spanja do të përballet me shkurtme të pagave dhe rritje të çmimeve.
Kjo gazetë bën të ditur se gjatë vitit 2014, kriza ekonomike në Spanjë do të rritet. Në këtë raport thuhet se edhe përkundër pretendimeve të kryeministrit spanjoll Mario Rahoj, se viti 2014 do të jetë viti i fillimit të përmirësimit, familjet spanjole përballen me probleme financiare.
Gjithashtu në raportin e kësja gazete potencohet se 3 miljonë punëtorë të sektorëve qeveritare në katër vitet e fundit përballen e shkurtime të pagave.
Ministria e Financave e Spanjës, ka theksuar se tatimi mbi të ardhurat personale për vitin 2014 do të vazhdojë të rritet.