23 Dhjetor 2024

Rritet kërkesa për punëtorë në Kanada

Otava, 6 tetor -  Hulumtimet e fundit në Kanada kanë treguar se nevoja për fuqi punëtore po rritet vazhdimisht në të gjithë vendin.

Hulumtimet e kryera nga Entit për Statistika i Kanadasë dhe Banka për Zhvillimin e Biznesit (BDC) kanë treguar se nevoja për fuqi punëtore në të gjithë sektorët është jashtëzakonisht e lartë.

Sipas një hulumtimi të entit të statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2021, Kanadasë i mungonin rreth 731.900 punëtorë.

Kjo mungesë e punëtorëve është e dukshme në të gjitha krahinat, ndërsa kërkesa më e madhe për fuqinë punëtore është regjistruar në provincat Quebec, Ontario dhe British Columbia.

Një hulumtim i BDC-së zbuloi gjithashtu se 64 për qind e kompanive kanadeze kufizojnë zgjerimin për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas rezultateve të hulumtimit, mungesa më e madhe e personelit në vend u regjistrua në sektorin e shëndetësisë.

Sipas statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2020, nevoja për punë në fushën e ndihmës shëndetësore dhe sociale u rrit me 56,9 për qind, duke arritur një nivel rekord prej 100.300.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, nevoja për punë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmës sociale u rrit me 56,9 për qind, duke arritur nivel rekord prej 100.300.

Sektori i shërbimeve, i cili përfshin shërbimet e akomodimit dhe mikpritjes në të gjithë Kanadanë, është bërë sektori i dytë me më pak staf në vend, me 89.100 vende pune të paplotësuara.

Pierre Cleroux, nga BDC, tha se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e përkeqëson më tej problemin ekzistues të mungesës së fuqisë punëtore.

Cleroux beson se kriza demografike me të cilën po përballet vendi është një problem i madh i mungesës së fuqisë punëtore.

"Aktualisht kemi 16 për qind të kanadezëve mbi moshën 65-vjeç. Shumë kanadezë do të dalin në pension në pesë vitet e ardhshme. Përveç kësaj, shumë të rinj nuk po hyjnë në tregun e punës. Ky është një problem serioz", tha ai.

Sipas BDC-së, nevoja për staf në sektorin e shitjes me pakicë është 84.300, ndërsa sektorit të prodhimit dhe industrisë i mungojnë 65.900 punëtorë.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se mungesa e shoferëve të kamionëve në të gjithë Kanadanë në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishte rreth 18.000.​​​​​​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)