16 Janar 2025

Rritet interesimi i IFC-së për investime në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor - Guvernatori Gani Gërguri ka pritur sot në takim një delegacion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Tomasz Telma, Drejtor i departamentit për Evropë dhe Azi Qendrore.

Me këtë rast, krahas njoftimit të mysafirëve me ecuritë aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, Guvernatori Gërguri ka falenderuar IFC-në për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të sektorit financiar të vendit tonë që nga dita e parë e themelimit të këtij sektori si dhe për projektet aktuale që IFC është duke i zhvilluar në fushën e mikrofinancave, atë të tregut bankar dhe të qeverisjes korporative.

Njëkohësisht, z.Telma, ka ritheksuar gatishmërinë e IFC-së për fuqizim të partneritetit me Kosovën edhe në sektorë tjerë të ekonomisë si agrobiznesi, infrastruktura, përmirësimi i ambientit për biznes, energjia e ripërtritshme dhe sektorë tjerë që kanë synim të përbashkët avancimin e mëtejmë të sektorit privat të ekonomisë së vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)