17 Nëntor 2024

Rritet indeksi i besimit në Eurozonë

Bruksel, 24 mars - Komisioni Europian raportoi në mars se besueshmëria konsumatore për Eurozonën u rrit ndjeshëm, në -3.7, niveli më i lartë qysh nga korriku i 2007-s, duke kaluar gjithashtu dhe parashikimin prej -6.0.

Shpenzimet konsumatore shihen si një element i rëndësishëm për të ndihmuar Eurozonën të kalojë periudhën e vështirë financiare në të cilën është përfshirë.

Sipas analistëve, arsyeja kryesore e rritjes së këtij indeksi është rënia e çmimeve të naftës dhe zbatimi në fillim të muajit i politikës së lehtësimit sasior (hedhja në treg e një sasie më të lartë parash nga Banka Qendrore Europiane për të luftuar deflacionin). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)