20 Nëntor 2024

Rritet fondi për sigurimin e depozitave

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Financave Besim Beqaj ka thënë sot se Ministria e Financave , përkatësisht Qeveria e Kosovës ka ofruar dhe në të ardhmen do të mbështet ngritjen dhe funksionalizimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave.

Duke marrë pjesë në Konferencën e Fondit të Sigurimit të Depozitave që u mbajt sot në  Prishtinë ministri Beqaj tha se  institucioni i sigurimit të depozitave është në rrugë të duhur në realizimin e misionit të vetë.

 “Duke pasur parasysh këtu qëndrueshmërinë financiare të fondit dhe qasjes në fonde të mjaftueshme në rast të vështirësive financiare të klientëve të siguruar është çështje kruciale.\"

\"Për këtë qëllim, ne sapo mbyllëm një marrëveshje të re për një donacion nga Qeveria Gjermane në vlerë prej 2 milionë Euro si dhe jemi duke shqyrtuar mundësinë për të siguruar një linje kreditore me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku ministria do të kryej rolin e garantuesit për kreditim eventual”.  Tha ministri Besim Beqaj.

Në fjalën e tijë ministri Beqaj theksoj se një angazhim i veçantë do të jetë ndihma e drejtpërdrejte  nga ekspertet e ministrisë në ngritjen dhe udhëheqjen e fondit.

Ministri Beqaj tha se MF është përqendruar  në disa drejtime  siç janë , përgatitja e legjislacionit bazë për sigurimin e depozitave, bashkëpunimin me institucionet e rëndësishme bilaterale dhe multilaterale, me Qeverinë Gjermane, FMN-në  dhe Bankën  Botërore, si dhe ofrimin e mbështetjes financiare nga fondet e Buxhetit të Kosovës në shumën prej 11 milionë euro në tri vitet e fundit për nevojat e kapitalizimit të fondit.

Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Financave do të vazhdoj  me mbështetjen  e duhur për këtë institucion me qëllim të mbajtjes dhe rritjes se qëndrueshmërisë afatgjate financiare dhe ekonomike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)