03 Maj 2024

Rritet fondi për hapjen e bizneseve për personat e riatdhesuar

Prishtinë, 23 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku sot realizoi vizitën në komunën e Prishtinës ku u takua me kryetarin Isa Mustafa.

Ministrja Çitaku tha që deri më tani ka vizituar gati të gjitha komunat dhe mbetet shumë e kënaqur me nivelin e punës që është bërë deri më tani, mirëpo kemi edhe shume sfida që na presin në rrugëtimin tonë në këtë proces.

"Këto sfida do të mundohemi bashkërisht ti kalojmë dhe t’ju tregojmë qytetarëve tanë që azili më nuk është më zgjidhje, por të mundohemi të ndërtojmë një të ardhme të kënaqshme për të gjithë qytetarët tanë brenda Kosovës", theksoi ajo.

Me këtë rast Ministrja Çitaku sugjeroi që të punohet me këtë ritëm sepse procesi do të përmbyllet në mënyrën sa më të mire të mundshme.

Qytetarët e Kosovës sipas saj janë hisenikë të progresit në Kosovës dhe se duhet të kryhen obligimet nga secili qytetarë rreth procesit të ri-integrimit sepse varet në masë të madhe edhe liberalizimi i vizave.

Gjatë takimit Mustafa tha që procesi i riatdhesimit dhe ri-integrimit ka qenë prioritet i komunës që nga vizita e fundit e Ministres Çitaku dhe është punuar me një ritëm të shtuar dhe sukseset nuk mungojnë.

Zyrtaret sipas tij janë shume mire të informuar dhe të trajnuar sa i përket procesit të ri-integrimit dhe riatdhesimit.

"Janë marrë të dhëna të sakta sa i përket personave që janë të lajmëruar si të riatdhesuar dhe jemi munduar që t’i akomodojmë ata duke filluar nga aeroporti, gjetja e zgjidhjes së banimit, kujdesi shëndetësor, arsimor, mirëqenies sociale dhe deri të informimi mbi Fondin që është ndarë nga Qeveria."

Kryetari Mustafa falënderoi Ministren për vendimin që të ngritet shuma e lejuar për hapjen e bizneseve për ri-integrimin e personave nga 2000 Euro ne 5000 Euro.

Ky sipas tij është një stimulim shumë i mirë për të gjithë personat të cilët dëshirojnë të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe do të ndikojë në mënyrë direkte në parandalimin e ikjes së tyre prapa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)