Rritet ekonomia e Japonisë
Tokio, 10 qershor - Rritja ekonomike e Japonisë përgjatë tremujorit të parë ishte më e fortë se pritshmëritë, sipas të dhënave të rishikuara.
Gjatë periudhës janar-mars, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Japonisë regjistroi rritje prej 1,0 për qind në krahasim me tetor-dhjetor në vitin 2012, në 0,9 për qind.
Përgjatë një viti, GDP-ja ka regjistruar rritje prej 4,1 për qind, kundrejt 3,5 për qind, sipas të dhënave të mëparshme.