18 Nëntor 2024

Rritet ekonomia amerikane

Washington, 20 qershor - Banka Qendrore amerikane thotë se ekonomia në Shtetet e Bashkuara është rigjallëruar pas ngadalësimit të muajve të parë të vitit.
 
Por zyrtarë të lartë të Rezervës Federale e ulën në 2% parashikimin për rritjen e përgjithshme këtë vit.

Banka Qendrore tha se tregu i punës vazhdon të përmirësohet, megjithatë Shefja e Bankës Janet Yellen tha se ritmet e papunësisë mbeten shqetësuese.

Por ajo shtoi se tkurrja ekonomike e periudhës janar-mars ka përfunduar.

Zonja Yellen i bëri komentet në Uashington pas një takimi dy ditësh të zyrtarëve të lartë të Bankës Qendrore, të cilët vazhdojnë përpjekjet për të reduktuar masat stimuluese ekonomike që ka ndjekur qeveria gjatë viteve të fundit përmes blerjes së bonove të thesarit.
 
Megjithatë, zyrtarët thonë se mjeti tjetër për nxitjen ekonomike – përqindjet tepër të ulëta të interestit – do të vazhdojnë edhe për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Ekspertët e Bankës Qendrore parashikojnë një rritje të vogël inflacioni, duke iu afruar nivelit 2% që sipas ekonomistëve është një përqindje që ndihmon rritjen ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)