Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës
Puna e palodhshme dhe angazhimi ka arritur të rris besueshmërinë e qytetarëve, niveli i tanishëm ka tejkaluar vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.
Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht 85-90 % të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarë dogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion.
Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim:
5 raste për telefona të kontrabanduar të trajtuara
26 raste për lojëra te fatit të trajtuara
9 raste për barna të trajtuara
12 raste për duhan të kontrabanduar të trajtuara
2 raste për alkool të trajtuara
6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar të trajtuara
4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija të trajtuara
1 rast për droge i trajtuar
35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore të trajtuara
51 raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected].