Rriten të hyrat nga akciza dhe lojërat e fatit
Prishtinë 8 maj Mbledhja e akcizës nga ana e Doganës është duke tejkaluar projeksionet, mbledhja adekuate, luftimit i kontrabandës dhe evazionit fiskal janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar.
Në tabelë është statistika që tregon rritjen e importit në raport me vitin e kaluar. Importi dhe të hyrat janë rritur me mbi 11 milion ose 40% me shumë se viti i kaluar. Derisa totali I mbledhjes së akcizës ne import të cigareve është 37.3 milion euro.
Derisa tek lojërat e fatit kemi arritur qe secilin muaji të këtij viti të mbledhim afër një milion pra deri tani kemi mbledhur mbi 4 milion euro, gjithsesi se vlen të theksohet se aksionet e shpeshta të ndërmarra nga Dogana kanë rezultuar me konfiskime dhe disiplinim të operatorëve me lojëra të fatit sepse vetëm në muajt e parë të këtij viti janë konfiskuar mbi 300 pajisje për lojëra të fatit.
.